10/14/12

Kinematografia Shqiptare



Kinematografia Shqiptare e ka zanafillën e vet nga xhirimet e thjeshta kronikale. Me kalimin e viteve e tjerë, veçmas në vitet 50 të shekullit të kaluar lindi nevoja e zhvillimit te kinematografisë vendase sepse në të shumtën e rasteve në Shqipëri kane xhiruar të huajt, italiane, ruse e tjerë. U dërguan student në shkollat kinematografike në Rusi, Ceki dhe Hungari. Prej këtyre shkollave erdhën kuadrot e para që krijuan premisat për krijimin e qendrës kinematografinë me emrin "Kinostudioja" një titull ky që i përshtatej euforisë së sistemit që pretendonte të krijonte çdo gjë nga e para duke shembur çdo gjë të së kaluarës. Kronikat e para të xhiruara nga operatoret shqiptare janë evenimentet e ndryshme që ndodhnin në vitet 50 në Shqipëri në periudhën e rindërtimit të vendit të shkatërruar nga lufta. Përvoja në filmat dokumentar solli edhe hapa të tjerë në krijimin e sektorit për prodhimin e filmave artistike. Filmi "Skënderbeu" një bashkëpunim shqiptaro-sovjetik do të shënonte hapin e parë. Në vitet 70 të shekullit të kaluar u dërguan edhe kuadro për tu specializuar në Rumani për filmin vizatimor Vlash Droboniku dhe Tomi Vaso të cilët e prodhuan filmin e pare "Zana dhe Miri".
Pra trungu e kinematografisë shqiptare paraqitet me katër e degëzimet e saj të mëdha, Filmi kronikal, Filmi dokumentar, Filmi artistik dhe Filmio vizatimor. E mira është që të katër këto degëzime të trajtohen në vehte prej specialisteve të filmit dhe ata që janë marrë me enciklopeditë e filmit që kanë bërë edhe libra por dy rrjeshta në këto faqe nuk i shkruajnë veç punëve të veta.
Ju ftoj të shkruani për secilën nga këto degë. Personalisht duke qenë se kam drejtuar redaksinë e filmit dokumentar për 10 vjet do të hap një faqe e të shkruaj për filmin dokumentar.
wikipedia.org

No comments:

Post a Comment