11/15/12

Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë dhe shijet e presidentëve



Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë është ndoshta një nga zyrat më të famshme në botë dhe megjithëse ajo nuk ka ndryshuar shumë në vite, secili nga Presidentët amerikanë i ka dhënë asaj ngjyrime personale, përmes detajeve. Presidenti Obama i ka bërë vetëm disa ndryshime të vogla Zyrës, me sa duket me mendimin se ndryshimet e mëdha do të linin një përshtypje të keqe në periudhën e krizës ekonomike. Megjithatë, vitin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, edhe Zyra Ovale ka reflektuar shijet e Presidentit. Edhe ndryshimet më të vogla, si psh, mbajtësja e stilolapsit, shihet me kujdes për simbolikën e saj. Presidenti Obama i ka shtuar Zyrës Ovale disa punime poçarie të amerikanëve indigjenë, si dhe modele të zbulimeve më të rëndësishme amerikane, si telegrafi. Po ashtu atje është ekspozuar një program origjinal për udhëheqësin e të drejtave civile, Martin Luter King, me fjalimin e tij të famshëm “Unë kam një ëndërr”, si dhe fotografi të familjes Obama. Presidenti mban gjithmonë një tas me mollë mbi tavolinë, me të cilat shpesh i qeras vizitorët. Presidenti Obama, po ashtu, ka vendosur një ton më pak formal në Zyrën Ovale, që nga dita e tij e parë si President, kur në fotografinë e tij të parë e publikuar, ai ishte me këmishë. Nga ana e tij, Presidenti Bush, hynte në zyrë vetëm me kostum dhe kollare.
Presidenti Obama vazhdon të përdorë tavolinën e punës që i dhuroi Mbretëresha Viktoria ish-Presidentit Rutherford Hayes. Ai po ashtu ka në zyrë të njëjtin qilim me stampën e vulës presidenciale të vendosur në zyrë nga Presidenti Bush. “Zyra Ovale të kujton vazhdimisht për misionin e Shtëpisë së Bardhë, ç’vend zenë atje shpresat dhe ëndërrat, më konkretisht, çfarë ndodh në Shtëpinë e Bardhë”, tha Presidenti Obama në një intervistë dhënë kohët e fundit, lidhur me domethënien e Zyrës Ovale për një President Amerikan. 










Salcburgu, atje ku shkrihen harmonia e natyrës dhe e artit te arkitektures



Salcburgu është i vendosur në shpatin verior të Alpeve, mes kodrave Mensberg dhe Kapucinerberg. Panorama më e mirë mbi qytet dhe luginë hapet pas kurrizit të malit Kapucinerberg. Po të ngjitesh në majën e këtyre maleve nis të kuptosh ndjeshmërinë e e kompozitorit Frans Shubert, i cili krijon për kopshtet e mrekullueshme, oborret, katedralet, lumi Salc dhe malet e Alpeve që ngrihen mbi qytetin e Salcburgut, a thua se janë rojet mbrojtëse të saj. Mendimet gjithnjë për kombinimin e shkëlqyer të natyrës me artin lindin kur shihen parqet dhe kopshtet e qytetit, kështjella e Helbrunit me shatërvanët e saj dhe parqet labirint. Salcburgu nuk harron edhe për gëzimet e tjera që u ofron banorëve dhe vizitorëve të saj. Qyteti nuk jeton vetëm me muzikën, por edhe me gatimet e veçanta dhe kafenetë e saj që kanë kafe dhe çokollatë të ngrohtë. Tek “Tonaselli” dhe “Pazari” mund të shihet vetë Jederman gjatë një festivali apo dikush mjaft i ngjashëm me të.
Salcburgu jeton mes të shkuarës dhe të ardhmes, luan rolin e dekorit teatral gjatë kohës së festave dhe festivaleve. Ky qytet me 80 shatërvanë, 36 kisha dhe 5 manastire, shpesh e quajnë “Roma e vogël”. Aleksandër fon Gumbolt e konsideronte këtë qytet një nga më të bukurit në botë. Gjeniu i teatrit Maks Rejnhart pa në këtë qytet një skenë natyrale të mrekullueshme . Në 22 gusht 1920 përherë të parë mbi sheshin kryesore të qytetit u dëgjua Jederman dhe deri më sot salcburgasit dhe vizitorët ende shijojnë artistët e këtij vendi. Çdo vit në qytet vendosen 200 spektakle dhe skena. Niveli i lartë i mashtrave të muzikës dhe teatrit e kthyen Salcburgun në qytetin e festivaleve ndërkombëtare, premierave rrezëllitëse dhe vendtakimin e figurave të njohura. Muzika e Moxartit është në qendër të vëmendjes këtu. Kompozitori i mirënjohur lindi në Salcburg në vitin 1756 ku dhe u zbulua gjenialiteti i tij muzikor. Këtu ai krijoi muzikë të mrekullueshme operistike dhe kishtare. Moxarti vlerësonte bukurinë mbretërore të Salcburgut, por gjithnjë shprehej se gjithsesi shprehej se ky qytet nuk qe për një gjeni si ai. Jeta e kompozitorit ka mbetur larg në të shkuarën, por ende dhe sot rrugicat e Salcburgut tingëllojnë meloditë e Mozartit. Gjithandej është Moxarti, në shtëpinë ku lindi, atje ku ai jetoi që tashmë janë kthyer në muze, dhe në koncertet në mbarë botën.

Kripa – arsyeja e pasurisë
            Që prej kohëve të hershme banorët e Salcburgut njihen si tregtarë të zotë. Kapitalet e para të qytetit bazoheshin tek tregtia e kripës, e cila gjendet në këtë rajon që përpara erës sonë. “Ari i bardhë” ishte arsyeja se përse në vitin 7 të erës sonë, në brigjet e lumit Salc u shfaq një vendbanim i vogël i cili e bazonte jetesën tek tregtia e kripës dhe e mermerit. Më vonë në Salcburg nisi ndërtimi i manastireve. Në shekullin e XV-të kryepeshkopët e Salcburgut, duke pasur në duart e tyre pushtetin dhe paratë ngritën kështjellën e Hoensalcburg, e cila qëndron e sot e kësaj dite mbi qytet si simbol i Salcburgut.
            Qendra e vjetër paraqitet me ndërtime që nuk e humbasin kurrë sharmin e tyre në stilin rokoko dhe barok. Kryepeshkopi Volf Ditrih fon Rajtenau hodhi themelet e katedrales së Salcburgut – ndërtimi i parë arkitekturor i përmasave të tilla në stilin barok.
80 vjet më vonë arkitekti Johan Bernhart Fisher fon Erlah ndërtoi godinë madhështore të stilit barok: Trinitetin , rezidenca e arkipeshkopëve dhe ndërtesa e Universitetit, gjithashtu projektoi shatërvanët e mrekullueshëm.
Shpërthimi në moderne, një veshje tashmë e re e shumë qyteteve, duket sikur Salcburgu e kaloi në heshtje. Pas rënies së principatës dhe bashkimit të Salcburgut me Austrinë, në shekullin e XIX-të duket sikur qyteti ra në gjumin e bukuroshes së fjetur, e cila nisi të lëvizë vetëm kur filluan të organizohen festivale. 


































Ora e Mekës sfidon Grinwiçin, kohëmatësi i ri për myslimanët



Ora e Mekës sfidon Grinwiçin, kohëmatësi i ri për myslimanëtMEKE- Një orë gjigande kërcënon supremacinë shekullore të Grinwiçit. Bëhet fjalë për orën e vendosur në kullën Meka mbretërore që dominin kompleksin madhështor tregtar të ndërtuar nga qeveria saudite në qytetin shenjtë dhe që sot nisi tik takun e parë për të shënuar dhe fillimin e Ramazanit.
Ora e cila është 3 orë përpara orarit zyrtar të Grinwiçit do ti japë zyrtarisht kohën mbi 1.5 milionë myslimanëve të në gjithë obotën.
Ora në fjalë ka përmasa me të vërtetë madhështore. Katër fushat e saj kanë një diametër prej 46 metrash dhe janë të ndriçuara nga 2 milionë llampa të vogla që nxjerrin në pah të shkruarën “Në emër të Allahut”.
Ndërsa 21 mijë drita të vogla të kuqe dhe të bardha që shihen deri në 30 kilometra distancë do të ndizen 5 herë në ditë në përputhje me kohët e faljes.
Po kaq imponuese është edhe kulla në të cilën ndodhet ora me gati 600 metra lartësi, që e bën atë ndërtesën e dytë më të lartë në botë.
Sipas studiuesve islamikë, rëndësia e orës myslimane është e destinuar të kapërcejë kufijtë e Arabisë Saudite dhe të eklipsojë observatorin e Grinwiçit për tu shndërruar në qendrën e vërtetë të tokës. Vetëm ideja që koha myslimane duhet të rrjedhë sipas rregullave të vendosura nga Londra konsiderohet si një anakronizëm i vërtetë kolonial.