11/15/12

Ora e Mekës sfidon Grinwiçin, kohëmatësi i ri për myslimanët



Ora e Mekës sfidon Grinwiçin, kohëmatësi i ri për myslimanëtMEKE- Një orë gjigande kërcënon supremacinë shekullore të Grinwiçit. Bëhet fjalë për orën e vendosur në kullën Meka mbretërore që dominin kompleksin madhështor tregtar të ndërtuar nga qeveria saudite në qytetin shenjtë dhe që sot nisi tik takun e parë për të shënuar dhe fillimin e Ramazanit.
Ora e cila është 3 orë përpara orarit zyrtar të Grinwiçit do ti japë zyrtarisht kohën mbi 1.5 milionë myslimanëve të në gjithë obotën.
Ora në fjalë ka përmasa me të vërtetë madhështore. Katër fushat e saj kanë një diametër prej 46 metrash dhe janë të ndriçuara nga 2 milionë llampa të vogla që nxjerrin në pah të shkruarën “Në emër të Allahut”.
Ndërsa 21 mijë drita të vogla të kuqe dhe të bardha që shihen deri në 30 kilometra distancë do të ndizen 5 herë në ditë në përputhje me kohët e faljes.
Po kaq imponuese është edhe kulla në të cilën ndodhet ora me gati 600 metra lartësi, që e bën atë ndërtesën e dytë më të lartë në botë.
Sipas studiuesve islamikë, rëndësia e orës myslimane është e destinuar të kapërcejë kufijtë e Arabisë Saudite dhe të eklipsojë observatorin e Grinwiçit për tu shndërruar në qendrën e vërtetë të tokës. Vetëm ideja që koha myslimane duhet të rrjedhë sipas rregullave të vendosura nga Londra konsiderohet si një anakronizëm i vërtetë kolonial.












No comments:

Post a Comment