11/15/12

Arkitektura moderne kineze



Hoteli Paqja në Shangai:
Hoteli Paqja në Shangai, i ndërtuar në vitin 1929 dhe i quajtur në fillim hoteli Huamao, është një ndërtesë e arkitekturës Gotike të shkollës studimore të Çikagos. Ky hotel është 12 katësh dhe 77 metra i lartë. Ndërtesa e tij ka çati në formë piramide të bërë me tjegulla bronci; ana e jashtme e murit është bërë me pllaka graniti; porta është rrotulluese; ka sallë të madhe dhe sallone; dyshemeja dhe shtyllat janë bërë me mermerë italianë; llambat janë në formë të broncit të lashtë; ka dhoma në formë apartamenti të stilit universal. E gjithë ndërtesa është luksoze dhe me stil të lashtë.



Varreza e Sun Jat-senit në Nankin:
Varreza e pionierit të revolucionit të madh demokratik kinez doktor Sun Jat-senit gjendet në malin Zhongshan në periferinë lindore të qytetit Nankin. Blloku i ndërtesave të kësaj varreze, që ngrihet shtresë-shtresë duke u mbështetur tek mali, duket shumë madhështore. Plani i zonës së varrezës është si formë e një kambane të madhe dhe koka e kambanës është një shesh në formë të gjysmë-hënës në rrëzë të malit. Kjo varrezë ngrihet gradualisht nga jugu deri në veri nëpër boshtin qendror; nga poshtë deri në lartësi janë me radhë: sheshi, anija prej shkëmbi, rruga e varrit, porta, tenda e monumentit, salla e faljes dhe dhoma e varrit. Stili arkitektural i varrezës së Sun Jat-senit karakterizohet nga kombinimi i arkitekturës kineze me atë perëndimore. Me anën e livadheve dhe shkallave të gjera, relievi i malit Zhongshan dhe ndërtesat në varrezë lidhen në një të tërë dhe duken shumë solemne dhe madhështore, prandaj quhet “varreza e parë në historinë e arkitekturës moderne kineze”.

Pallati i Madh i Popullit në Pekin:
Pallati i Asamblesë Popullore Kombëtare të Republikës Popullore të Kinës, i cili quhet shkurtimisht Pallati i Madh i Popullit, gjendet në anën perëndimore të sheshit Tian An Men. Ai është terren i aktiviteteve politike dhe diplomatike të udhëheqësve dhe popullit kinez, është edhe një nga ndërtesat e rëndësishme shënuese në Kinë. Pallati i Madh i Popullit, që u ndërtua në vitin 1959, ka një sipërfaqe ndërtimi prej 170 mijë metrash katrore. Ky gjigant i arkitekturës moderne kineze është ndërtuar me qeramika të verdha dhe jeshile në strehën e tij dhe me shtylla të larta në sallone. Ai bashkë me ndërtesat përreth përbëjnë një tablo solemne dhe të bukur në sheshin Tian An Men. Pallati i Madh i Popullit ka më se 100 salla dhe dhoma konferencash dhe secila prej tyre ka veçorinë e vet. Nga ana e stilit arkitektural, në ndërtimin e tij u ruajt koncepti tradicional kinez i projektimit, u mor edhe esenca e arkitekturës së vendeve të tjera, prandaj ai duket i bukur, natyror dhe është plot me karakteristika.

Hoteli Siangshan në Pekin:
 Hoteli Siangshan, që gjendet në parkun Siangshan në periferinë perëndimore të Pekinit, u ndërtua në vitin 1982 me projektin e agjencisë së njohur arkitekturore amerikane Bei Gjinming. Në ndërtimin e këtij hoteli u asimluan karakteristikat e arkitekturës kineze të ndërtimit të parqeve, shihet delikatesë në trajtimin e boshtit, të hapësirës dhe të oborreve. Në suvatimin e mureve u përdor ngjyra e bardhë, forma e tij është si kështjellë dhe dritaret janë të rregullta. Ky hotel në formë oborri ka karakteristikë delikatetën që është veçori e parqeve në zonat në jug të lumit Jance, ka edhe karakteristikë me hapësirën e madhe që është veçori e parqeve të veriut. Ndërtimi i këtij hoteli përputhet me arkitekturën kineze të ndërtimit të parqeve dhe plotëson kërkesat e turizmit në kohën moderne. Në vitin l984, hoteli Siangshan fitoi çmimin e nderit të shoqatës së arkitektëve amerikanë.

Biblioteka e universitetit Qinghua në Pekin:
Biblioteka e re e universitetit Qinghua, që u ndërtua në vin 1991, është lidhur bashkë me bibliotekën e vjetër, që u ndërtua në vitin 1919 dhe u zgjerua në vitin 1931. Biblioteka e re dhe ajo e vjetër qendrojnë bashkë dhe duken në harmoni, dhe secila prej tyre përmban ngjyrime të kohës. Ato janë bërë sot ndërtesat më të mëdha në zonën qendrore të këtij universiteti. Një nga problemet që u shtrohen arkitektëve është se si të qendrojnë në harmoni ndërtesat e reja bashkë me ato të vjetra. Ndërtimi i bibliotekës së re të universitetit Qinghua është një shëmbull i suksesshëm në këtë drejtim. Kjo ndërtesë u zgjodh si një nga ndërtesat e mëdha në Pekin në vitet 90 të shekullit të fundit.
Godina administrative e Shtëpisë Botuese është një ndërtesë komplekse me përdorime për zyra, tregti dhe pritje si dhe me stil të dyfisht të arkitektura orientale dhe me arkitekturën perëndimore. Kjo ndërtesë me veçorinë e saj të hapësirës arkitekturale, me ngjyrën dhe zbukurimet e saj të jashtme, tërheq vëmendje. Në këtë ndërtesë me prerje trekëndore, një shtresë qelqi e ndan shatërvanin në dy pjesë: Pjesa e brendshme dhe pjesa e jashtme; një korridor ajror, që kalon në mes të gjelbërimeve, i lidh në një të tërë dy pjesët e ndërtesës me ngjyrë të kuqe të hapur dhe formon një oborr natyror. E gjithë ndërtesa, që duket e bukur edhe nga hollësirat e saj, ka qenë një nga 10 ndërtesat më të mëdha të përuruara në Pekin gjatë viteve 90 të shekullit të fundit.

Pallati i madh Gjinmao në Shangai:
 Pallati i madh Gjinmao i Shangait, që quhet si Godina e parë e lartë në Kinë dhe që ka një lartësi prej 420 metrash, është 88 katësh dhe deri tani është ndërtesa më e lartë në Kinë dhe ndërtesa e tretë qiellgërvishtëse në botë. Kjo ndërtesë ka një sipërfaqe ndërtimi prej 290 mijë metrash katrore. Projektimi dhe ndërtimi i saj mishëruan kombinimin e përsosur të arkitekturës kineze me shkencën e teknikën moderne dhe krijuan dhjetra “e para” kineze dhe botërore në historinë e arkitekturës kineze. Ajo është një vepër klasike e arkitekturës moderne dhe një objekt ndërtimi i nivelit të parë botëror, që është ndërtuar me kontraktimin kryesisht nga kinezët.


Arkitektura kineze e kohëve të lashta
Arkitektura kineze e kohëve të lashta e pati arkitekturën e konstruksioneve drusore të kombësisë Han si pjesën e saj kryesore dhe njëkohësisht përfshiu edhe arkitekturën e shkëlqyeshme të pakicave kombëtare. Kjo arkitektura e lashtë lindi, u zhvillua dhe u bë e pjekur në truallin e kulturës tradicionale kineze. Që nga shkulli 2 para erës së re e deri në shekullin e 19-të të erës së re, u formua një sistem i izoluar dhe i pavarur i arkitekturës kineze, e cila ka vlerë të madhe estetike dhe nivel të lartë teknik dhe përmban domethënie të thellë humanitare. Arkitektura kineze e kohëve të lashta përbën një sistem specifik arti, që ka histori më të gjatë dhe është përhapur më gjerësisht në botë dhe që ka një stil shumë të theksuar. Ajo ndikoi drejtpërdrejt mbi arkitekturat japoneze, koreane dhe vietnameze të kohëve të lashta dhe pas shekullit të 17-të ndikoi edhe mbi arkitekturën evropiane.
 Meqenëse Kina ka patur territor të gjerë dhe kombësi të shumta, kinezët e kohëve të lashta kanë krijuar arkitektura të lashta me mënyra të ndryshme konstruktive dhe me stile të ndryshme artistike, duke u nisur nga kushtet e ndryshme natyrore dhe gjeografike. Në zonat veriore të rrjedhjes së lumit të Verdhë, kinezët e kohëve të lashta ndërtonin shtëpi me dru dhe dheun e verdhë, për t'u mbrojtur nga ftohtësia, era dhe bora. Kurse në pjesën jugore të Kinës, në materialet e ndërtimit përfshihen edhe bambu dhe kallame. Në disa zona jugore, për mbrojtjen nga lagështira dhe për shtimin e qarkullimit të ajrit, banorët përdorën konstruksione të parmakëve në pjesën e poshtme të shtëpive.
 Zhvillimi i arkitekturës kineze të kohëve të lashta ka kaluar tri fushata përkatësisht në periudhan e dinastive Çin dhe Han, në periudhën e dinastive Sui dhe Tang dhe në priudhën e dinastive Ming dhe Qing. Gjatë këtyre tri periudhave, u ndërtuan një numër ndërtesash përfaqësuese, si pallate, mauzolé, qytete, objekte mbrojtëse dhe vepra hidraulike e të tjera, të cilat ushtruan ndikime mbi brezat e ardhshëm nga ana e fomave dhe materialeve të ndërtimit.
 Për shkak të kohës së gjatë dhe të dëmtimit nga luftrat, disa ndërtesa të lashta në tokat kineze janë zhdukur. Shumica e ndërtesave të lashta të ruajtura janë ato pas dinastisë Tang, domth pas shekullit të 7-të.
 

No comments:

Post a Comment