Rrjedhja katastrofike e naftës në Gjirin e
Meksikës ka sjellë intensifikimin e përpjekjeve për karburante të tjera fosile
në mbështetje të energjisë së pastër, të rinovueshme, për furnizimin me energji
elektrike dhe për transport. Edhe
kompanitë e mëdha të naftës kanë përfshirë turbinat me erë dhe panelet diellore
në nismat e tyre për energjinë e gjelbër.
Por eksperti i energjisë, Robert Brajs, argumenton se energjia e
nevojshme për të ardhmen e afërt nuk do të sigurohet nga era apo dielli.
Robert Brajs siguron një të tretën e energjisë
elektrike që i duhet familjes së tij në Austin të Teksasit nga panelet
diellore, të instaluara në çatinë e shtëpisë së tij. Por ai nuk e shikon energjinë diellore si një
variant për plotësimin e kërkesave për energji.
"Duhet të jemi realistë për atë që mund
të bëhet me energjinë diellore. Ajo
është e përkohëshme dhe relativisht e shtrenjtë krahasuar me format e
zakonëshme të energjisë elektrike”.
Në librin e tij të ri "Power
Hungry", “Uria për energji”, Brajs
shqyrton me imtësi nevojat për energji, duke shfrytëzuar të dhënat ekzistuese
statistikore, ligjet bazë të fizikës dhe matematikës për të shpjeguar se
energjia e erës dhe ajo diellore, kaq shumë të mbështetura, janë të shtrenjta
dhe inefiçiente.
Për shembull, ai krahason atë që e quan
“densitet të energjisë” së turbinave me erë me gazin natyror, bazuar në
sipërfaqen tokësore për të cilën ato kanë nevojë.
"Densiteti i turbinës me erë është rreth
1 – 1.2 vat për metër katror. Ndërsa ai
i gazit natyror është 28 vat për metër katror, pra kemi të bëjmë me një
efiçencë 20 herë më të madhe”.
Një temë e përherëshme debatesh për energjinë
në Shtetet e Bashkuara është mbështetja në naftën e eksportuar. Por në librin "Power Hungry", Brajs vë në dukje se turbinat e erës
mbështeten në elementë të rallë si neodymiumi i magneteve që prodhojnë
elektricitet dhe thekson se rreth 95 përqind e rezervave të këtyre elementeve
të ralla të tokës gjenden në Kinë.
Në takimet për energjinë në Shtetet e
Bashkuara, ku ftohet të flasë, Robert Brajs shprehet për një trajtim realist të
çështjes së energjisë, duke vënë në dukje se çdo alternativë ndaj karburantit
fosil duhet të jetë e barabartë me energjinë që do të prodhonin 23 Arabi
Saudite.
"Retorika rreth asaj që duhet të
zëvendësojmë është krejtësisht e shkëputur nga realiteti. Kryesorja është sfida që njerësit e harrojnë
ose u intereson ta harrojnë shpejt”.
Brajs thotë se gazi natyror është më i liri,
më i pastri dhe rezervat e tij në Shtetet e Bashkuara janë të mëdha, por për të
ardhmen varianti më premtues është ai i energjisë bërthamore. Robert Brajs
shpreson se kërkimet do të rezultojnë në burime të reja energjie për një të ardhme të largët. Por sfida aktuale për këto që merret me
politikat e energjisë për momentin është t’i shikojë drejt faktet dhe mbi të
gjitha të bëjë llogaritë arithmetike.
No comments:
Post a Comment