11/15/12

FOSTER FITON PROJEKTIN PËR KOREN E GJELBËR




Foster&Partners , bashkë me PHA ka fituar garën për masterplanin e zonës së lirë ekonomike, një skemë më me përdorim të përzier që gjendet në ishullin
KangHwa dhe OnJin në verilindje të Seoul-it. Masterplani përfshinë një sipërfaqe prej 300 km 2 në të cilën do të parashihen transporte urbane, industri e gjelbër, qe do ti shërbej popullatës se vendit, që në fakt mendohet të ketë një rritje të popullatës prej 35.000 deri ne 320.000. Realizimi i këtij plani mendohet që të zgjatë në një periudhe kohore prej 10 deri 15 vite.

Drejtori kryesorë në kompaninë Foster, Grant Brooker shprehet: duke punuar në mënyrë strategjike , në këtë masterplan e kemi shikuar si një mundësi për të nxjerr në pah potencialin e këtij ishulli, duke marrë parasysh afërsinë e ishullit me Seoul-in dhe natyrën e saj nivelore. Ne jemi të kënaqur që gjykuesit e këtij projekti ndajnë mendime të njëjta me ne, në bashkëpunim me A+U, PHA dhe MIC, ne shpresojmë që të zhvillojmë edhe me tej planin tonë.




No comments:

Post a Comment