Projekti është dizajnuar nga Enrique Norten
dhe Ten Arquitectos. Ndërtesa mbush një zbrazëtire në pëlhurën urbane duke
integruar pjesë komerciale në bazë dhe duke e pajisur këtë pjese me 900 njësi
banuese me etazhitet deri +27. Ndërtesa kryesore do të përmbaje një sallon
ekspozuese për auto me një hapësire prej 50.000ft2 me fytyrë kah Avenue 11 me
hapsirë shërbyese prej 250.000 ft2, 30.000 ft2 stalle kuajsh për NYPD Mounted
Police, 7.5000 ft2 treg, 30.000 ft2 klub shëndeti (fitnes) dhe 200 vend
parkime.
Sigurimi i dritës dhe ajrit në njësitë e
apartamenteve ka çuar deri te korridoret e dyfishta që sigurojnë orientim kah rrjeta
e Manhattan-it, duke reduktuar masën e objektit e cila është e ngjitur me
objektet fqinjë.Çdo etazh lëviz prej atij paraprakut, dhe lejon që të ketë
pamje të mira të parkut dhe lumit Hudson që mundëson terasa kulmore private në
çdo kat. Trajtim i ndryshëm i mureve kah rrugët dhe fasadave të brendshme
krijon pamje solide me hapje të vogla rreth rrugës, fasadat e çelura janë
përdorur aty ku forma tërhiqet kah rruga. Kjo gjuhë e enterierit dhe
eksterierit ka reminesence në historikun e hapësirave të qytetit të New Yorkut.
Struktura pasqyruese e ndërtesës prezanton
krijimin e dy terasave gjelbëruese, veti unike ndër rrjetën urbane të qytetit.
Kopshtet dhe kulmet e gjelbërta nëe çdo etazh prezantojnë sensin freskues të
natyrës në strukturën masive.
No comments:
Post a Comment