Një prirje e re është e bërë e modes në
teknologjinë e gjelbër, çatitë e gjelbra.
Por hedhja e një çatie të gjelbër nuk është e thjeshtë, pasi duhet të
shtrosh baltë mbi çatinë ekzistuese të shtëpisë. Megjithatë, idea e çatisë së gjelbër po
përqafohet gjithnjë e më tepër dhe njerëzit po shohin dobi prej saj.
Natyrisht që është e thjeshtë të ndjekësh
prirjet e gjelbra në tokë, por çfarë ndodh dy, tri apo dhjetë kate mbi
sipërfaqe, në çatitë e ndërtesave?
"Kjo është një copëzë e natyrës në mes të
rrugës K në Uashington. Njerëzit vinë këtu për të parë çatinë e gjelbër dhe për
të ngrënë drekë, ose për të patur një bisedë private në telefon celular, apo si
ky zotëri që punon në kompjuter në kohën e drekës. Është një mjedis mjaft shplodhës”.
Kellien Uitlli punon në agjencinë imobiliare,
Blake, që është pronare e kësaj ndërtese 10 katëshe, e para në Uashington me
çati të gjelbër. Të ndërtosh një çati të
gjelbër nuk është punë e lehtë, veçanërisht kur ajo duhet ndërtuar me materiale
të reja të papërdorura më parë, thotë Patrick Bollinger menaxher projekti i
firmës Tectamerica.
"Çatitë e gjelbra nuk janë të përshtashme
për çdo njeri. Kur shtëpitë kanë çati
katramaje, ato duhen rikostruktuar për të mbajtur tipin e gjelbër. Duhen hequr shtresa materiali plastik që nuk
i lënë bimët të hedhin rrënjë dhe duhen hedhur shtresa materiali organik që e
ushqejnë gjelbërimin”.
Gjelbërimi që i rreziston thatësirës dhe
temperaturave të larta ka nevojë për një trajtim të veçantë që është
specialitet i kompanive të tilla si Tectamerica.
"Kjo që shikoni këtu është çati
krejtësisht e gjelbër. Kjo shtresë
alumini shërben për ta mbajtur çatinë në vend.
Mbi të hidhet një stresë tjetër që shërben për kullim dhe mbi këtë të
fundit hidhen deri në dhjetë centimetra përzjerje dheu dhe kimikatesh, ku
mbillen bimët”.
Avantazhi më i madh i çatisë së gjelbër është
absorbimi i një sasie uji gjatë shirave.
Kur bie shi, bimët përdorin një pjesë të ujit. Pjesa tjetër akumulohet në shtresën e çatisë
nën bimët dhe shërben si rezervuar uji, duke pakësuar në një farë mase ngarkesën
e sistemit kullues të qytetit. Kjo
shërben gjithashtu edhe për të kursyer energji, kur lind nevoja për ftohje.
"Në ditët me temperaturë mbi 30 gradë
Celsius, këtu në çati të nxehtit kap 60 deri në 80 gradë Celsius. Por me çatinë
e gjelbër, temperatura këtu do të jetë pak a shumë sa ajo e mjedisit. Me ajrin e freskët këtu, çatia nën gjelbërin
ka një temperaturë rreth 25 gradë”.
Veç anës funksionale, çatia e gjelbër duket
edhe e bukur. Në fakt, ajo tërheq edhe
edhe speciet të faunës lokale. Dhe një çati e gjelbër në mes të një zone tejet
urbane është mëse e përshtatëshme.
No comments:
Post a Comment