Salcburgu është i vendosur në shpatin verior të
Alpeve, mes kodrave Mensberg dhe Kapucinerberg. Panorama më e mirë mbi qytet dhe
luginë hapet pas kurrizit të malit Kapucinerberg. Po të ngjitesh në majën e këtyre
maleve nis të kuptosh ndjeshmërinë e e kompozitorit Frans Shubert, i cili
krijon për kopshtet e mrekullueshme, oborret, katedralet, lumi Salc dhe malet e
Alpeve që ngrihen mbi qytetin e Salcburgut, a thua se janë rojet mbrojtëse të
saj. Mendimet gjithnjë për kombinimin e shkëlqyer të natyrës me artin lindin
kur shihen parqet dhe kopshtet e qytetit, kështjella e Helbrunit me shatërvanët
e saj dhe parqet labirint. Salcburgu nuk harron edhe për gëzimet e tjera që u
ofron banorëve dhe vizitorëve të saj. Qyteti nuk jeton vetëm me muzikën, por
edhe me gatimet e veçanta dhe kafenetë e saj që kanë kafe dhe çokollatë të
ngrohtë. Tek “Tonaselli” dhe “Pazari” mund të shihet vetë Jederman gjatë një
festivali apo dikush mjaft i ngjashëm me të.
Salcburgu jeton mes të shkuarës dhe të
ardhmes, luan rolin e dekorit teatral gjatë kohës së festave dhe festivaleve.
Ky qytet me 80 shatërvanë, 36 kisha dhe 5 manastire, shpesh e quajnë “Roma e
vogël”. Aleksandër fon Gumbolt e konsideronte këtë qytet një nga më të bukurit
në botë. Gjeniu i teatrit Maks Rejnhart pa në këtë qytet një skenë natyrale të
mrekullueshme . Në 22 gusht 1920 përherë të parë mbi sheshin kryesore të
qytetit u dëgjua Jederman dhe deri më sot salcburgasit dhe vizitorët ende
shijojnë artistët e këtij vendi. Çdo vit në qytet vendosen 200 spektakle dhe
skena. Niveli i lartë i mashtrave të muzikës dhe teatrit e kthyen Salcburgun në
qytetin e festivaleve ndërkombëtare, premierave rrezëllitëse dhe vendtakimin e
figurave të njohura. Muzika e Moxartit është në qendër të vëmendjes këtu.
Kompozitori i mirënjohur lindi në Salcburg në vitin 1756 ku dhe u zbulua gjenialiteti
i tij muzikor. Këtu ai krijoi muzikë të mrekullueshme operistike dhe kishtare. Moxarti
vlerësonte bukurinë mbretërore të Salcburgut, por gjithnjë shprehej se
gjithsesi shprehej se ky qytet nuk qe për një gjeni si ai. Jeta e kompozitorit
ka mbetur larg në të shkuarën, por ende dhe sot rrugicat e Salcburgut
tingëllojnë meloditë e Mozartit. Gjithandej është Moxarti, në shtëpinë ku
lindi, atje ku ai jetoi që tashmë janë kthyer në muze, dhe në koncertet në
mbarë botën.
Që
prej kohëve të hershme banorët e Salcburgut njihen si tregtarë të zotë.
Kapitalet e para të qytetit bazoheshin tek tregtia e kripës, e cila gjendet në
këtë rajon që përpara erës sonë. “Ari i bardhë” ishte arsyeja se përse në vitin
7 të erës sonë, në brigjet e lumit Salc u shfaq një vendbanim i vogël i cili e
bazonte jetesën tek tregtia e kripës dhe e mermerit. Më vonë në Salcburg nisi
ndërtimi i manastireve. Në shekullin e XV-të kryepeshkopët e Salcburgut, duke
pasur në duart e tyre pushtetin dhe paratë ngritën kështjellën e Hoensalcburg,
e cila qëndron e sot e kësaj dite mbi qytet si simbol i Salcburgut.
Qendra
e vjetër paraqitet me ndërtime që nuk e humbasin kurrë sharmin e tyre në stilin
rokoko dhe barok. Kryepeshkopi Volf Ditrih fon Rajtenau hodhi themelet e
katedrales së Salcburgut – ndërtimi i parë arkitekturor i përmasave të tilla në
stilin barok.
80 vjet më vonë arkitekti Johan Bernhart
Fisher fon Erlah ndërtoi godinë madhështore të stilit barok: Trinitetin ,
rezidenca e arkipeshkopëve dhe ndërtesa e Universitetit, gjithashtu projektoi
shatërvanët e mrekullueshëm.
Shpërthimi në moderne, një veshje tashmë e re
e shumë qyteteve, duket sikur Salcburgu e kaloi në heshtje. Pas rënies së
principatës dhe bashkimit të Salcburgut me Austrinë, në shekullin e XIX-të
duket sikur qyteti ra në gjumin e bukuroshes së fjetur, e cila nisi të lëvizë
vetëm kur filluan të organizohen festivale.
No comments:
Post a Comment