11/15/12

Një vështrim në historinë e legjendares Shën Sofi



           
Sulltani Mehmeti i Dytë Ngadhënjimtari, i cili hyri në Stamboll në 29 maj 1453, fillimisht së bashku me shoqëruesit e tij, u drejtua për në Shën Sofi. Madhështia e faltores së drunjtë e kishte mrekulluar sulltanin e ri. Menjëherë dha urdhër, Shën Sofia të kthehet në xhami dhe namazi i parë i xhumasë të mbahet këtu.

Historianët bizantinë, Theophanes dhe Nikephoros, kanë shënuar se Shën Sofia e parë ishte ndërtuar në vitin 330, në kohën e Perandorit Konstandinit të Parë. Kjo strukturë bazilike me çati të drunjtë, pasi ishte djegur gjatë kryengritjes së Nikasëve në vitin 532, ishte meremetuar nga Perandor Justiniani, me anën e dy arkitektëve anadollakë, Anthemiosin nga Ajdëni dhe İsidorosin nga Sëkeja. Këta mjeshtra punuan mbi një plan të papërdorur më parë në atë periudhë dhe dizenjuan që mbi një bazilikë klasike të vihej një kube me diametër rreth 33 metra, e bazuar në 4 trarë mbështetës të trashë.  Me qëllim për të mbajtur peshën e kësaj mase të madhe ata ndërtuan gjysmëkube mbi boshtin e Perëndimit dhe të Lindjes si dhe kube më të vogla mbështetëse. Por me qëllim që të përballohej tensioni i ushtruar nga kubeja e madhe duhej që edhe në veri dhe në jug, të ndërtohej i njëjti sistem. Duke qenë se kjo gjë ishte e pamundur për tu realizuar Shën Sofia po ashtu si gjatë gjithë të shkuarës së saj edhe gjatë periudhës turke mundohej që të mbahej në këmbë me anë të këmbëve mbajtëse nga të dyja anët.
Perandori Justinian i derdhi të gjithë shtyllat dhe gurët e mbledhur nga veprat antike në të katër anët e Anadollit, përpara themeleve të Shën Sofisë.  8 shtylla katërshe që mbartnin nefet anësore në ambientet e brendshme i mori nga Tempulli i Artemisës, një nga 7 mrekullitë e botës. Rreth 10 mijë punëtorë ju vunë punës ditë e natë. Shën Sofia filloi të ndërtohej në 23 dhjetor të 532-ish dhe përfundoi në 27 dhjetor 537.  
Shën Sofia nëqoftëse analizohet nga ana arkitekturore, shihet që përbëhet nga një hapësirë e madhe në mes, dy ambiente anësore, nefet, boshtet dhe nortekset e jashtme. Ambienti i brendshëm ka përmasa prej 100 me 700 metrash dhe mbulohet me kubenë me një diametër prej 33 metrash dhe me një lartësi prej 55 metrash, e mbajtur nga 4 këmbë të mëdha. Përveç arkitekturës së Shën Sofisë një rëndësi të madhe mbartin edhe mozaikët e saj. Mozaikët më të vjetër janë ata të larë me flori dhe me motive gjeometrike dhe bimore, të gjendura në norteksin e brendshëm dhe në nefet anësore. Mozaikët figurativë të bërë në shekujt IX.-XII. gjenden në bosht, mbi derën e jashtme dhe në galerinë e katit të dytë. Shën Sofia ka qenë 96 vjet kishë dhe 481 vjet xhami dhe zë vend ndër veprat më të rëndësishme ekzistuese të arkitekturës mbarë botërore.
Pas rindërtimit të saj Shën Sofia u bë pre e shumë tërmeteve dhe pushtimeve dhe në periudhën turke u meremetua sërish, por duke ju ruajtur struktura bazë. Menjëherë që shtua një minare e drunjtë. Kjo minare, e cila më vonë u bë prej tullash, është ajo e kuqja dhe e holla në anën lindore. Sërish ju shtuan faltore të drunjta që shënonin drejtimin e Mekës dhe kleri (tip katedre), sërish prej druri.  Në kohën e Bejazitit të Dytë ju shtua minareja e gurtë nga ana e Pallatit Topkapi (Sarajit Topkapi). Edhe në fund të shekullit të 16-të, në kohën e Muratit të Tretë Arkitekt Sinani u urdhërua që të dizenjonte dy minare me lartësi dhe gjerësi të njëjtë, nga ana e rrugës së makinave.

Përveç kësaj arkitekt Sinani bëri disa shtesa me mbështetëse të bëra nga gurë të punuar, me shtylla mbajtëse, në mënyrë që kjo strukturë të mbahej e qëndrueshme në këmbë. Këto njësi arkitekturore nuk u realizuan në të njëjtën kohë dhe për qëllim kishin përforcimin e ndërtesës, gjë që shkaktoi disa probleme estetike. Shën Sofia gjatë gjithë epokës osmane ka qenë kanakarja e të gjithë sulltanëve. Shumë Padishahë dhanë kontributin e tyre në këtë vend kulti. Bie fjala shandanët në afërsi të faltoreve janë vënë në nderim të fitores së Budinit në vitin 1526 nga ana e Sultan Sulejmanit. Mermeri masiv dhe i paprerë që zë vend në ambjentin e brendshëm, nga i cili janë të formuara vendet poshtë çesmave në banjot turke për mbajtjen e abdestit, u soll nga Bergama nga Sulltan Murati i tretë. Në kohën e tyre nga to mund të pihej edhe ujë. Në vitin 1552 Sulltan Sylejmani e urdhëroi Kaët Eminin, Haxhiun Xhihan Bej, që të bënte një bibliotekë. Mahmuti i Parë në vitin 1739 e kthehu bibliotekën në gjendjen që ajo është sot. Mbi derën e jashtme të bibliotekës ndodhej një trokitëse e bukur ku shkruhej, ‘’Ya Fettah’’. Kjo ishte një traditë e atëhershme. Një nga mbiemrat e Allahut, ‘’Ya Fettah’’, vendosej në këtë mënyrë përpara dyerve të rëndësishme. Ndërtesa e bibliotekës, me zbukurimet kineze, dorezat prej tunxhi, shembujt e ndryshëm të shkrimeve, dollapët e drunjtë, ishte një nga strukturat më të bukura të shekullit të saj dhe ishte bërë një me Shën Sofinë. Kur hyjmë brenda faltores menjëherë na tërheqin vëmendjen pikturat e rrumbullakëta dhe të mëdha menjëherë poshtë kubesë kryesore. Nëpër këto pano të shkruara nga dora e Yesarizâde Mustafa İzzet Efendiut, zë vend emri i Hazreti Muhamedit dhe i katër profetëve të tjerë. Në Shën Sofi gjenden gjithashtu edhe varret e Sulltanit Selimi i Dytë, Sulltanit Mehmeti i Tretë dhe Sulltanit Murati i Tretë, së bashku me ato të konkubinave të tyre.
Në botëkuptimin e qytetërimit turk ekziston tradita e ndërtimit të një xhamie të madhështore që mbart simbolikën e atij vendi. Në Stamboll nuk u ndërtua një xhami madhështore. Në këtë drejtim ju tregua respekt Shën Sofisë, e cila ka mbetur prej shumë vjetësh si faltorja më e madhe dhe më ndikuese e Stambollit.
Së fundmi le të themi edhe legjendën e Shën Sofisë, e cila në vitin 1935 kishte qenë një muze. Në veriperëndim të ndërtesës të tërheq vëmendjen karakteristika e djersitjes si direkut katërkëndëshi prej  mermeri të bardhë, qoftë në muajt e verës, qoftë në ata të dimrit. Për këtë arsye që prej shumë shekujsh ai njihet me emrin “Direku djersitës”. Në ditët e sotme është shumë interesante vrima e madhe, në lartësinë e një bojë njeriu dhe e veshur me bronz, e zgjeruar nga të prekurat e miliona vizitorëve, që prej qindra vjetësh e deri më sot. Këtij direku, që besohet se në brendësi të tij mbart sharm dhe mirësi i janë vënë emra të ndryshëm si “Direku i mbarësisë”, “Direku djersitës”... Por kolona e përbërë nga gurë karstikë (Gëlqerorë dhe me pore), thith me lehtësi lagështirën dhe më pas e lëshon atë. Ata që i afrohen vrimës së dëshirave të direkut, vënë gishtat e parë të dorës së djathtë dhe i rrotullojnë brenda vrimës në drejtim të akrepave të orës që nga pika qendrore. Ndërsa bëjnë këtë veprim mendojnë edhe për dëshirat e tyre. Ndërkohë nëse gishti tregues ndjen lagështirë besohet se dëshira do të plotësohet. Vrima e dëshirave të direkt djersitës ka fituar aq shumë famë në ditët e sotme saqë grupet turistike që vizitojnë Shën Sofinë, nuk largohen që andej pa shprehur dëshirat e tyre. 

No comments:

Post a Comment